Në Swiss Hospital - Departamenti i Laboratorit diagnostikues –
Ofron një spektër të plotë të shërbimeve laboratorike.
Laboratori është i pajisur me aparaturat më moderne të brendeve botërore të çertifikuara nga OBSH. Profesionalizmi i lartë,
sigurimi i rezultateve të sakta dhe zbatimi i protokolleve moderne në funksionimin e laboratoreve diagnostikuese.
Laboratori për biokimi klinike në “Swiss Hospital” ofron spektër të gjerë të shërbimeve rutinore dhe të specializuara laboratorike për ekzaminimin e gjakut, urinës dhe lëngjeve tjera trupore.
Në këtë repart bëhen analiza:
•Biokimike
•Hematologjike
•Funksioni i tiroides
•Hormonet / Fertiliteti
•Markerë për procese inflamative
•Faktorë të hemostazës
•Tumor markerë
•Testet e alergjisë
•Intolerancën ushqimore
•Abuzimet me droga
Detyrë e laboratorit për mikrobiologji dhe parazitologji është që të saktësoj agjentet etiologjike të cilat i shkaktojnë infeksionet.
Këto mund të jenë: bakteret, viruset, kërpudhat ose parazitët.
Njohja e saktë e shkaktarit të infeksionit është e rëndësishme për diagnozën e drejtë të sëmundjes.
Bakteret e izoluara pastaj ekzaminohen për ndjeshmërinë drejt paletës së gjerë të mjeteve anti mikrobe (antibiotikë),
që është parakusht themelor për dhënien e terapisë adekuate për mjekimin e infeksionit.
Laboratori për mikrobiologji dhe parazitologji përveç kujdesit për shëndetin e pacientëve,
drejtpërdrejt merr pjesë edhe në vëzhgimin dhe parandalimin e infeksioneve intraklinike, si dhe në parandalimin e
problemit sa më aktual global të paraqitjes së rezistencës ndaj antibiotikëve.