Rezonanca Magnetike në Swiss Hospital

Swiss Hospital posedon qendrën diagnostikuese të avansuar, ku post tjerash ka edhe Rezonancën Magnetike. Imazheria përmes Rezonancës Magnetike (MR) është një pajisje mjekësore dhe përdoret për të ekzaminuar trupin e njeriut për qëllime mjekësore. Imazhet e marra përmes rezonancës magnetike janë të padëmshme, nuk përdor rrezet X/jonizuese ose rrezet X potencialisht të dëmshme.

Pajisja e Rezonancës Magnetike përdorin fusha të forta Magnetike, radiovalë të përshtatshme ppër qëllime diagnostikuese. Swiss Hospital disponon Rezonancë Magnetike 3Tesla që mundëson përfitimin e imazheve deri në detajet më të vogla me qëllim përfitimi të sigurisë diagnostike për pacientin.

CT 128 multislice mundëson ekzaminimet e të gjitha sistemeve me dhe pa kontrast me dozë minimale të rrezatimit dhe shpejtësi maximale. Përveq CT të gjitha organeve mundësohet edhe CT angjiografia e trurit, ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme si dhe vazave abdominale dhe pulmonare.

Përmes CT realizohen edhe biopsitë dhe infiltrimet periradikulare dhe në fasete:
•Ultrazëri IU 20 Philips 3/4D
•Ultrazëri i abdomenit dhe pelvikut
•Ultrazëri i qafës dhe gjinjëve
•Echo doppleri i të gjitha sistemeve
•Ultrazëri i indeve të buta dhe ostemuskulare
•Biopsia përmes Ultrazërit

CT Koronarografia

CT Koronarografia është një ekzaminim i avansuar radiologjik i cili realizohet në Swiss Hospital

CT Koronarografia jep të dhëna shumë të rëndësishme imazherike për patologjitë e zemrës dhe në veqanti të arterieve koronare. CT e zemrës përveq CT angiografisë koronare jep mjaft të dhëna të vlefshme edhe për:
•Morfologjinë e zemrës
•Funksionin dhe përfuzionin e saj
•Perikardin
•Enët e mëdha të gjakut si: aortën, arteriet dhe venat pulmonare

Shërbimet specialistike

Mjekësia familjare
Gjinekologjia
Pediatria
Kardiologjia
Interno
Gastro
Endokrinologjia
Urologjia
Ortopedia
Otorinolaringologjia
Kirurgjia vaskulare
Kirurgjia plastike dhe estetike
Kirurgjia e përgjithshme
Reumatologjia
Neuropsikiatria
Pneumatofiziologjia
Onkologjia
Fizioterapia